“Të vlerësohen provat e shkallës së parë”/ Seanca për Inceneratorin e Tiranës, replika mes prokurorit dhe avokatit të Lefter Kokës

Aktualitet

“Të vlerësohen provat e shkallës së parë”/

Në Apelin e GJKKO, është zhvilluar seanca e parë në themel për çështjen e inceneratorit të Tiranës, ku u diskutuan kërkesat për shqyrtim të ri gjyqësor dhe provat e administruara në shkallë të parë. Trupa gjykuese përbëhet nga Ilirjana Olldashi relatore, dhe anëtarët Nertina Kosova dhe Daniela Shirka.

Prokurori Dritan Prençi ka deklaruar se duhen marrë parasysh provat që janë paraqitur në Shkallëne  Parë.

“Në momentin kur është marrë vendimi nga GJKKO nuk kanë qenë këto rrethana të reja, që ne i mendojmë të tilla dhe duhet t’i vlerësojë tashmë ky kolegj. Kërkojmë përsëritjen e shqyrtimit gjyqësor për të marrë disa prova sa i përket edhe ankimit që është bërë nga palët. Kjo edhe sa i përket Lefter Kokës, ndaj të cilit është shuar masa e arrestit. Gjykata të vlerësojë provat që janë administruar në shkallë të parë.”-tha prokurori.

Nga ana tjetër, mbrojtja e Lefter Kokës deklaroi:

“Kërkesa e SPAK për risjelljen e shqyrtimit gjyqësor është e pabazuar materialisht dhe proceduralisht. Lefter Koka është dënuar, nuk është shpallur i pafajshëm. Baza ligjore që SPAK kërkon për marrjen e një prove të re nuk është e drejtë për të mbështetur ankimin. Koka është gjykuar dhe hetuar për inceneratorin e Tiranës me masë ‘arrest në burg’, dhe më 16 prill 2025 është deklaruar fajtor që përkon dënimi me kohën kur ai ka qenë në paraburgim dhe gjykata shoi masën e sigurisë ndaj tij sepse përkonte me kohën kur ai ka qëndruar në paraburgim. Kërkojmë rrëzimin e kërkesës së prokurorit.”

Seanca vijon me shqyrtimin e mëtejshëm të provave dhe ankimeve të palëve.

ME TE LEXUARAT