Sezoni në kulm, bllokohet jugu/ Trafiku kilometrik kthen në makth udhëtimin e pushuesve në Dhërmi

Vendi ndodhen në kulmin e sezonit turisktik, ndërsa trafiku mbetet një problematikë shqetësuese. Rruga e plazhit në Dhërmi po përballet me trafik të rënduar, ku qindra automjete kanë mbetur të bllokuar për disa orë.
Në disa segmente, dy automjete nuk mund të kalojnë njëkohësisht dhe kjo sjell një kaos në qarkullimin rrugor.
Shumë turistë dhe pushues aknkohen për këtë situatë, pasi është një rast i pësëritur. Fluksi vjen kryesisht nga Palasa, Drimadhesi, Dhërmiu, Jala dhe Himara.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar më herët problematika me rrugët pranë plazhit të Dhërmiut.
Ndër shqetësimet e evidentuara janë trafiku dhe vështirësitë në ofrimin e shërbimeve.


