Sherr brenda IKMT-së/ Drejtori i Mjedisit dhunon brenda institucionit zyrtarin, shkak ndërhyrja në kompetenca
Lajmifundit
/
3 Mars 2026, 16:14
Aktualitet

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar sot në ambientet e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ku Drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve Fatmir Meta është dhunuar nga drejtori i Mjedisit në këtë institucion, Klesti Çela.
Shkak për konfliktin fizik mësohet të jetë bërë një debat i ndodhur disa ditë më parë mes tyre me arsyetimin se i Meta i ka ndërhyrë në punë për një grup inspektimi për çështje dherash.
Sakaq, rrethanat e plota të ngjarjes po sqarohen nga policia./Shqiptarja


