Shkeli barazinë në tendera, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut Benet Beci

Aktualitet

Shkeli barazinë në tendera, GJKKO kalon për gjykim dosjen e

GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen ndaj kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i pandehur për shkelje të barazisë në tendera në bashkëpunim me gjashtë të tjerë.

Abuzimi për të cilin Beci është me statusin i akuzuar dyshohet se është kryer gjatë kohës kur mbante detyrën e administratorit të KESH ku si titullar përmendet se u sinkronizua me të pandehurit Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, Adela Ruko, Rudin Gjoni, Premtim Dauti, duke u paracaktuar krijuar avantazh të padrejtë për një shoqëri gjatë tenderit 700 milionë lekë.

Dosja e hapur në 2024 prej Byrosë Kombëtare të Hetimit mori shkas nga këqyrjet në telefonin e Evis Berberit një tjetër ish zyrtar që ka llogari me drejtësinë në tendera te tjerë e dosje të tjerë.

Ttitullari i KESH, Beci edhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave dhe të njësisë së prokurimit kryen veprime në shkelje të ligjit akuzon SPAK, duke nisur nga përllogaritje e fondit limit, hartimi i termave të referencës, përcaktimi i kritereve në dokumentacionin standard të tenderit, deri në fazën e vlerësimit të ofertave.

ME TE LEXUARAT