Shkëlzen Bushi: Rama s’do protestë paqësore! Shqiptari i përulet vetëm Zotit, nënës dhe flamurit

Shkëlzen Bushi, një prej protestuesve të shoqëruar nga policia gjatë incidenteve të ndodhura para Kuvendit, ka marrë fjalën në protestën e 31-të qytetare, ku akuzoi qeverinë se nuk dëshiron protesta paqësore dhe deklaroi se protestuesit kanë bërë gjithçka për të shmangur përplasjet.
Në fjalën e tij, Bushi tha se protestuesit kanë mbrojtur efektivët e policisë për të mos lejuar përshkallëzimin e situatës.
“Mos të kujtojnë se shqiptari trembet. Ne që ishim aty, policinë e mbrojtëm me krahët tona, i dolëm përballë popullit që t’i mbronim dhe ta ruajmë paqësore protestën,
Këta nuk duan, nuk duan paqe. Ndoshta ky i gjati i përulet Melonit, shqiptari i përulet vetëm Zotit të madh, nënës që i ka bërë kokën dhe flamurit. Askujt tjetër”, tha ai.


