“Tradhtarë, tradhtarë”/ Protestuesit rikthehen para Kuvendit: Polici e krimit! Ju erdhi fundi

Aktualitet

    

“Tradhtarë, tradhtarë”/ Protestuesit rikthehen para


Mbrëmjen e sotme, protestuesit janë rikthyer përpara godinës së Kuvendit, në të njëjtin vend ku më herët gjatë ditës pati incidente dhe përplasje me forcat e rendit.

Të grumbulluar para Parlamentit, ata kanë lëshuar në kor thirrjet “Tradhtarë, këlyshë komunistësh” dhe “Polici e krimit”, duke vazhduar protestën e tyre kundër qeverisë.

Më herët, përpara Kuvendit u mbajt një protestë e shoqëruar me tensione mes demonstruesve dhe policisë.

Si pasojë e incidenteve, gjashtë protestues u shoqëruan në Komisariatin nr. 1 në Tiranë dhe u lanë të lirë disa orë më pas, pasi përfunduan procedurat.

Pas marshimit të zhvilluar para Kryeministrisë, protestuesit u kthyen edhe një herë te Kuvendi, ku përsëritën thirrjet e tyre kundër qeverisë dhe Policisë së Shtetit.

ME TE LEXUARAT