Shqipëria dhe sfida e “Agjendës së Gjelbër”: Ajri i ndotur dhe mungesa e zbatimit frenojnë rrugën drejt BE-së

Aktualitet

Shqipëria dhe sfida e “Agjendës së Gjelbër”:

Qeveria shqiptare synon përfundimin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian deri në vitin 2027, por një nga kapitujt më sfidues mbetet ai i Mjedisit dhe Klimës.

Sipas Progres-Raportit të 2025, performanca e Shqipërisë në grupkapitullin “Agjenda e Gjelbër dhe Lidhshmëria e Qëndrueshme” është ende larg standardeve të BE-së.

Edhe pse një pjesë e kuadrit ligjor është miratuar, harmonizimi mbetet i pjesshëm dhe zbatimi praktik është vetëm 17%.

Monitorimi i cilësisë së ajrit është i kufizuar, me vetëm 9 stacione kryesore, ndërsa ndotja në qytete si Tirana, Durrësi, Fieri, Korça dhe Shkodra tejkalon rregullat europiane dhe ato të OBSH-së.

Raporti identifikon boshllëqet ligjore, mungesën e kapaciteteve administrative dhe koordinimin e dobët si pengesat kryesore.

Ekspertët theksojnë se për të përshpejtuar rrugën drejt BE-së, Shqipëria duhet të rrisë zbatimin e ligjeve, të forcojë monitorimin dhe të marrë masa konkrete për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe menaxhimin e mjedisit.

ME TE LEXUARAT