SPAK lëshoi urdhër-arrest ndaj tij/ Ilir Shtufi arrestohet në Greqi

Aktualitet

SPAK lëshoi urdhër-arrest ndaj tij/ Ilir Shtufi arrestohet në

Është arrestuar në Selanik biznesmeni Ilir Shtufi pas kërkesës së bërë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Aksioni u zhvillua ditën e sotme ku u godit një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike. Biznesmeni Ilir Shtufi akuzohet nga SPAK për pastrim parash.

Ilir Shtufi është një emër i njohur në fushën e ndërtimit në Tiranë, i përfshirë në disa projekte të mëdha urbane, përfshirë edhe zhvillimin e një kulle të lartë në kryeqytet.

Operacioni i SPAK u krye ditën e sotme ndërsa GJKKO firmosi 20 masa sigurie, 15 “arrest me burg” dhe 5 “arrest shtëpie” për trafik ndërkombëtar kokaine, pastrim parash në vlera miliona euro dhe organizatë kriminale.

Sipas hetimeve, grupi drejtohej nga Artur (Luçiano) Koçeku dhe vëllezërit e tij, të cilët trafikonin kokainë nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës dhe pastronin fitimet në Shqipëri përmes investimeve në ndërtim, resorte luksoze në jug të vendit dhe biznese të ndryshme. Në mesin e të akuzuarve ishte edhe Artur Shehu, i cili jetonte në SHBA, ndaj të cilit është lëshuar urdhër arrest.

ME TE LEXUARAT