SPAK merr në pyetje më shumë se 3 orë ish-deputetin socialist, Alqi Bllako

Aktualitet
SPAK merr në pyetje më shumë se 3 orë ish-deputetin

Ish deputeti është pyetur në cilësinë e drejtorit të AKUM.

Sipas burimeve të Top Channel, ai është marrë në pyetje për më shumë se tre orë.

Në vitin 2019 qeveria vendosi të mbyllë landfillin e Porto Romanos dhe të ndërtojë ‘Eko Parkun’.

Në tetor të po atij viti, AKUM e shpalli tenderin dhe e anuloi më vonë.

Qeveria mori vendim që tenderi të bëhej me negocim të drejtpërdrejtë.

Tenderi me vlerë 18.5 mln euro iu dha kompanisë ‘De Mare’ dhe ‘Victoria Invest’.

Bllako ndodhet në paraburgimin e Durrësit, ndërkohë që është pyetur disa herë për këtë çështje.

ME TE LEXUARAT