Sytë që thërrasin për ndihmë/ 73-vjeçari apelon për ndihmë: Pensioni nuk mjafton për të jetuar

Në një kohë kur kryeministri Edi Rama krenohet për pensionet, shumë prej pensionistëve me zor mbyllin muajin madje disa prej tyre kanë përfunduar në rrugë.
I tillë është rasti i 73-vjeçarit Halim Shimo i cili ka përfunduar mes koshave të mbeturinave për të kërkuar kafshatën e bukës, të cilën nuk e blen dot me pensionin aktual.
Ai tregon për Ora News, se pensioni prej 7 mijë e 300 lekë nuk i mjafton as për nevojat më minimale. Ai rrëfen se nuk ka asnjë rrugë tjetër për të siguruar ushqimin përveç se të dalë në rrugë.
I moshuari thotë se jeton së bashku me djalin e tij dhe, me të ardhurat e pakta që sigurojnë, përpiqen fillimisht të paguajnë qiranë, ndërsa për jetesën mbetet shumë pak.
Duket se realiteti në vend është shumë larg propagandës së Ramës, ndërsa kjo situatë e vendos edhe njëherë në pikëpyetje qeverisjen e një vendi i cili synon të jetë pjesë e Bashkimit Europian brenda vitit 2030.


