Fondacioni Mane rinovon Pavionin e Onkologjisë në QSUNT, Samir Mane: Nisma do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë

Trending

Fondacioni Mane rinovon Pavionin e Onkologjisë në QSUNT, Samir Mane:

Në Spitalin Onkologjik të Tiranës, aty ku çdo ditë pacientë nga e gjithë Shqipëria përballen me trajtime të gjata, të lodhshme dhe emocionalisht sfiduese, Fondacioni Mane ka realizuar një ndërhyrje të rëndësishme që prek drejtpërdrejt cilësinë e kujdesit dhe mënyrën se si pacientët e përjetojnë procesin e trajtimit.

Falë dhurimit të 30 poltronëve të rinj, të parametrave modernë,si dhe përmirësimit dhe zgjerimit të hapësirës së trajtimit, tashmë janë rritur ndjeshëm kapacitetet e ofrimit të terapisëditore. Përmes kësaj ndërhyrjeje u krijua gjithashtu edhe një hapësirë e re për marrjen e kemioterapisë dhe salla e pajisur me poltronët e posaçëm është plotësisht në dispozicion të pacientëve.

Me sallat tashmë në gjendje dinjitoze, SpitaliOnkologjik ka kapacitetet për të trajtuar të gjithë pacientët ditorë.

Themeluesi i Fondacionit Mane, Samir Mane vizitoi personalisht hapësirën e rehabilituar, duke parë nga afër ndërhyrjen.

Pasi u informua mbi nevojën, Fondacioni Mane iu përgjigj menjëherë situatës, duke marrë masa të menjëhershme që poltronët të vijnë në kohë rekord, gjithashtu edhe të ndihmojë për rinovimin e ambienteve.” u shpreh ai.


Samir Mane premtoi se “Këto kushte dinjitoze jemi të gatshëm t’i krijojmë edhe nëspitalet e qyteteve të tjera, në mënyrë që pacientët ta marrin trajtimin e kemioterapisë sa më afër shtëpisë!”

Prof.Dr. Helidon Nina, Drejtor Mjekësor i Spitalit Onkologjik, falenderoi Fondacionin Mane për mbështetjen. Sipas tij, “ndryshimi është mbi të gjitha funksional dhe tani kushtet janëoptimale për të trajtuar afërsisht 100 pacientë në ditë, sipas njëplanifikimi që i ndihmon vetë pacientët në radhë të parë”.

Ky angazhim është pjesë e misionit të Fondacionit Mane për të mbështetur shëndetin dhe mirëqenien në komunitet, duke investuar aty ku ndikimi është i menjëhershëm dhe ku ndryshimi prek drejtpërdrejt jetën e njerëzve.

ME TE LEXUARAT