Të sekuestrohen pasuritë!” – Protestuesit: SPAK të ndjekë penalisht Edi Ramën, kërkohet qeveri teknike 1-vjeçare

Aktualitet

Të sekuestrohen pasuritë!” – Protestuesit: SPAK të

Një protestues i bëri thirrje SPAK që të kërkojë heqjen e imunitetit të kryeministrit Edi Rama dhe ta ndjekë penalisht atë.

Në fjalën e tij në protestën masive kundër qeverisë, ai bëri thirrje që të sekuestrohen edhe pasuritë e të gjithë politikanëve në vend.

Mes të tjerash ai paraqiti edhe një sërë propozimesh, nga qeveria teknike 1 vjeçare me emra jo politikë tek mbajtja e referendumit.

“SPAK të kërkojë heqjen e imunitetit të Edi Ramës dhe të fillojë ndjekjen penale. Ndërsa Gjykata Kushtetuese, i jam drejtuar edhe me shkrim zyrtar si Institut i Politikave të Sigurisë kombëtare, çuditërisht fle gjumë.

Të anulojë marrëveshjet e kundraligjshme të Ramës për Sazanin dhe Zvërnecin. Siç veproi për anulimin e marrëveshjes së detit me Greqinë, të anulojë edhe marrëveshjen për Sazanin dhe Zvërnecin.

Të krijohet qeveri teknike 1 vjeçare me personalitete të botës shqiptare. Me emra jo partiake por shkencëtarë. Të bëhet referendumi popullor me të gjitha pikat që janë antishqiptare, antiligjore e antikushtetuese.

Përfundimet të dalin me referendum popullor. Të sekuestrohen të gjitha pasuritë e politikanëve, deputetëve dhe ministrave. Të kërkohet ndjekje penale të ish kryeministrit, Sali Berisha që shkatërroi fabrika e uzina.”, tha ai.

ME TE LEXUARAT