Tentoi të dëmtonte veten në Maliq, dërgohet nga Korça drejt Tiranës për trajtim të specializuar
Lajmifundit
/
11 Gusht 2026, 22:05
Aktualitet
Një person nga fshati Libonik i Maliqit ka tentuar t’i japë fund jetës, duke përdorur merkurin e disa termometrave. Pas ngjarjes, ai është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.
Për shkak të gjendjes shëndetësore dhe nevojës për trajtim më të specializuar, personi pritet të dërgohet në Tiranë. Ndërkohë, policia ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.


