Tentuan të heqin përgjuesin në banesën e Erjon Llapushit, procedohet detektivja private dhe një person tjetër

Aktualitet

Tentuan të heqin përgjuesin në banesën e Erjon Llapushit,

Policia e Shtetit ka proceduar një detektive private dhe një person tjetër, pasi tentuan të heqin përgjuesit në banesën e familjes së Erjon Llapushit në Pogradec.

Erjon Llapushi është një ndër 5 personat më të kërkuar nga Policia e Shtetit.

Një dedektive private ka shkuar në banesën e familjes së Erjon Llapushit dhe dyshohet se ka kontrolluar në banesë nëse policia ka vendosur përgjues me qëllim për t'ia hequr.

Një person tjetër i cili po ashtu është proceduar dyshohet se i ka gjetur dedektiven private familjes Llapushi dhe kjo e fundit ka shkuar në banesë për të parë nesë ka përgjues të vendosura nga organet e hetimit.

Policia ka referuar materialet në prokurori dhe e akuzon dedektiven private për veprën penale të "pengimit të zbulimit të së vërtetës".

Kush është i shumëkërkuari i policisë Erjon Llapushi i cili kërkohet prej 5 vitesh.

Tetor 2021 vrau kamarierin në Elbasan.

Erjon Llapushi, i cili kërkohet nga Policia e Shtetit që nga viti 2021, është një individ i njohur për një seri krimesh të rënda. Llapushi është autor i vrasjes makabre të kamarierit Gazment Kurmaku në Elbasan, ngjarje që ndodhi më 2 tetor 2021. Ai ka goditur dhunshëm Kurmakun, duke i shkaktuar vdekjen, pas një konflikti për një tavolinë në lokal.

Më 17 korrik të 2024, Prokuroria e Elbasanit kërkoi dënimin me 20 vite burg për Llapushin për akuzën e “vrasjes me dashje”. Përveç kësaj vrasjeje, Llapushi ka një dosje të gjatë penale, duke përfshirë akuza për armëmbajtje pa leje, plagosje, tentativë për vrasje, shtrëngim për dhënien e pasurisë dhe transportim të emigrantëve të paligjshëm.

Për Llapushin, autoritetet kanë shpallur shpërblime dhe kërkime të vazhdueshme, ndërsa ai mbetet një nga personat më të kërkuar nga Policia e Shtetit për krimet e tij të rënda.

ME TE LEXUARAT