Tentuan t’i grabisnin argjendarinë në Pogradec, pronari: Është e disata herë, ende nuk janë gjetur autorët

Aktualitet

Tentuan t’i grabisnin argjendarinë në Pogradec, pronari:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është tentuar që të vidhet një argjendari ne qytetin e Pogradecit.

Pronari i kësaj argjendarie, tregon se është e disata here që argjendaria e tij sulmohet dhe ende nuk janë gjetur autorët. Ai thekson që herët e tjera personat që kanë hyrë kanë mundur të marrin sende nga argjendaria, ndërsa ditën e sotme pas rënies se alarmit ata janë larguar pa marrë asgjë.

Sipas kamerave të sigurisë, ai tregon se janë 3 person te maskuar te cilët e kane hapur dyqanin me kriko makine.

Herët e tjera qe dyqani i tij është grabitur, pronari tregon se ka pasur dëme te mëdha mbi 15 mije euro, ai shpreson qe kësaj here policia të bëjë të mundur indentifikimin e autoreve pasi ky është një rast i përsëritur.

ME TE LEXUARAT