Terapi hormonale në QSUT? Ministria e Shëndetësisë: Udhëzuesi përbën një dokument orientues klinik, jo protokoll përfundimtar

Aktualitet

Terapi hormonale në QSUT? Ministria e Shëndetësisë:

Zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Eugena Tomini, sqaroi sot se udhëzuesi mbi trajtimin hormonal përbën një dokument orientues klinik dhe jo një protokoll përfundimtar terapeutik. Ky udhëzues është hartuar mbi bazën e praktikave dhe rekomandimeve ndërkombëtare, si edhe të vlerësimit të një ekipi multidisiplinar specialistësh.

Sipas zv.ministres Tomini, dokumenti ka si qëllim orientimin e profesionistëve të shëndetësisë në procesin e rekomandimit të terapisë hormonale për individët që referohen për këtë shërbim dhe nuk rekomandon nisjen e trajtimit në fëmijëri.

Ajo theksoi se udhëzuesi i referohet vetëm adultëve të këtij target grupi, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe mbi bazën e konsentit individual të informuar.

Në lidhje me çështjen e rimbursimit, Tomini sqaroi se udhëzuesi nuk trajton dhe nuk përcakton skema rimbursimi për medikamentet hormonale. Sipas saj dokumenti përfshin vetëm rekomandime të përgjithshme dhe tipe të ndryshme të terapive hormonale, bazuar në praktikat klinike ndërkombëtare.

ME TE LEXUARAT