“The Albanian File”, Braho: Jemi në fazë verifikimi. Dy materiale kanë mbërritur në Prokurori, por…

Aktualitet

“The Albanian File”, Braho: Jemi në fazë verifikimi. Dy

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka dhënë detaje mbi punën e institucionit gjatë një komunikimi me gazetarët, ku u ndal edhe te çështja e njohur si “Albanian File”.

Braho bëri të ditur se në Prokurorinë e Posaçme kanë mbërritur dy materiale lidhur me këtë çështje, të cilat aktualisht ndodhen në fazën e verifikimit.

“Ka dy materiale që kanë mbërritur në prokurori. Jemi në fazë verifikimi, nuk mund të jap më tepër detaje”, deklaroi kreu i SPAK.

Gjatë komunikimit, Braho prezantoi edhe bilancin e punës së Prokurorisë së Posaçme për periudhën nga 1 janari deri më 15 korrik 2026, ndërsa iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për disa prej çështjeve që janë nën vëmendjen e institucionit.

ME TE LEXUARAT