Thika, kabuj e drogë, çfarë u gjet në qelitë e burgut të Peqinit /FOTO

Aktualitet

Thika, kabuj e drogë, çfarë u gjet në qelitë e burgut

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zhvilloi mëngjesin e kësaj të shtune një aksion të gjerë kontrolli në burgun e Peqinit.

Gjatë kontrolleve në të gjitha ambientet e institucionit u sekuestruan sende të ndaluara, përfshirë mjete prerëse të improvizuara, kabuj dhe materiale të tjera të paligjshme, si dhe një sasi e dyshuar lënde narkotike.

Thika, kabuj e drogë, çfarë u gjet në qelitë e burgut

Sipas njoftimit të ndarë për mediat, kontrolli përfshiu të gjitha ambientet: sektorët e banimit, godinat e takimeve dhe të punës, bibliotekën, palestrën, ambientet e observimit, regjimin “41-bis”, ambientet e ajrimit, godinat përreth dhe brezin e butë të sigurisë ku u gjetën dhe sekuestruan sende të ndaluara, përfshirë sende të improvizuara prerëse, kabuj, materiale të tjera të palejuara dhe qarqe të modifikuara elektrike.

Në një rast u evidentua një sasi e dyshuar lënde narkotike, për të cilën janë ndjekur procedurat përkatëse ligjore.

Thika, kabuj e drogë, çfarë u gjet në qelitë e burgut

Po ashtu, u bë e mundur edhe transferimi i dy të dënuarve me burgim të përjetshëm, të cilët sipas drejtorisë së burgjeve, paraqisnin rrezik për sigurinë.

ME TE LEXUARAT