Tiranë / Goditi me thikë 26-vjeçarin pas një konflikti te ish-Parku, kapet 53-vjeçari

Aktualitet

Tiranë / Goditi me thikë 26-vjeçarin pas një konflikti te

TIRANË – Një konflikt për motive të dobëta me përdorimin e armëve të ftohta ka alarmuar mbrëmjen e së dielës zonën e ish-Parkut të Autobusëve në kryeqytet, duke lënë të plagosur një të ri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45, ku pas një debati të çastit, 53-vjeçari i identifikuar me inicialet E. P. (S.) ka goditur me mjet prerës 26-vjeçarin F. P., duke i shkaktuar plagë trupore.

I dëmtuari është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 06.09.2026, rreth orës 19:45, tek ish-Parku, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës shtetasi F. P., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë mbërritur në vendngjarje dhe, në vijim të veprimeve të para hetimore, kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit E. P. (S.), 53 vjeç, i dyshuar si autor i rastit.

Grupi hetimor vijon veprimet procedurale dhe hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit, dokumentimin e tij dhe përcaktimin e përgjegjësisë ligjore.

ME TE LEXUARAT