Trafiku kilometrik, policia bllokon qarkullimin në hyrje të Maliqit! Qytetares i bie të fikët gjatë debatit me efektiëvt

Aktualitet

Trafiku kilometrik, policia bllokon qarkullimin në hyrje të Maliqit!

Prej orëve të mesditës së të shtunës, situata në juglindje të vendit paraqitet kaotike për shkak të devijimit të qarkullimit të automjeteve në rrugë alternative pas bllokimit të segmentit rrugor Librazhd-Pogradec.

Qytetarët kanë mbetur të bllokuar prej orësh për shkak të trafikut të krijuar nëpër rrugët alternative. 

Një grua e revoltuar bëri thirrje për t’i gjetur një mënyrë për të ikur në shtëpi. Nga ngarkesa e madhe emocionale, asaj i ra edhe të fikët.

“Mos kesh rrugë të ikësh në shtëpi. Më gjeni rrugën nga të iki në shtëpi”, është shprehur ajo përpara se të humbë ndjenjat dhe të pranishmit t’i vinin në ndihmë.

Trafiku kilometrik, policia bllokon qarkullimin në hyrje të Maliqit!

Një shofer në Mgolicë thotë se situata është katastrofrike dhe se janë të bllokuar prej tre orësh. Ai thekson se me gjithë prezencës së policisë, situata mbetet e keqe.

“Kjo rrugë është e vështirë. Nuk kalojnë dot dy makina. Jemi bllokuar”, theksoi ai./Shqip

ME TE LEXUARAT