Flet pas lirimit aktori Shkëlzen Bushi: Këta dinë të tërheqin zvarrë! Sikurse bën me mua mund të bëjnë me këdo!

Aktivisti dhe aktori Shkëlzen Bushi u shoqërua me forcë në Komisariatin nr.1 pas incidenteve sot në protestën para parlamentit.
Disa orë më pas u lirua nga komisariati bashkë me protestuesit e tjerë të shoqëruar. Sakaq, ai foli për mikrofonin e News24, duke thënë se populli shqiptar tani nuk duhet të bëjë mbrapsht, por të vijojë protestat.
Shkëlzen Bushi: Arsyen as vetë nuk e dinë. Thjesht kanë parë videot, kush e ka bërë atë veprim. Thjeshta kam qenë duke ndarë policinë nga protestuesit.
Ne kemi bërë gardh dhe u kemi dalë me shpinë për të mbrojtur policinë. Këto dinë me tërheq zvarrë. Nuk kemi asnjë lloj ankese.
Njëri më shtrëngoi dorën. I thashë vij vete nuk është nevoja të më shtrëngosh prangat. Një nga shefat thoshte shtrëngoje prangat sikur jam kriminel.
I kemi me video. Populli shqiptar nuk duhet me bërë mbrapsht. Sikurse më bën mua mund të bëjnë edhe ndaj një femre në moshë.


