U shpall në kërkim për ekzekutimin e çiftit Mujeci/ Adriano Mhillaj në kërkim që nga janari, i riu kanosi me armë një 32-vjeçar

Aktualitet

U shpall në kërkim për ekzekutimin e çiftit Mujeci/

Adriano Mhillaj u shpall në kërkim për vrasjen e dyfishtë në Balldren, ku humbën jetën çifti Kreshnik dhe Gentjana Mujeci mesditën e së dielës, 26 prill, në Lezhë. Mësohet se 22-vjeçari kërkohej nga policia e Shkodrës që prej 16 janarit 2026 për “kanosje me armë” dhe “mbajtje pa leje të armëve”.

Ngjarja ndodhi te “Kryqëzimi i Vinotekës” në Shkodër, ku pas një konflikti, Mhillaj dyshohet se kanosi me armë Eduard Kësallën. Ky i fundit më pas qëlloi me armë dhe u shpall në kërkim për “vrasje në tentativë” dhe armëmbajtje pa leje.

Kësalla u arrestua tre javë më parë në zonën e Freskut, në Tiranë, gjatë operacionit “Operacionalja 89”. Ndërsa Adriano Mhillaj nuk është lokalizuar nga polica gjatë kësaj kohe.

Dyshohet se automjeti tip AudiA4 i cili u përdor në vrasjen e çiftit Mujeci në Balldre ka qenë i njëjti i përdorur në ngjarjen e 16 janarit 2026 në përplasjen me armë mes Adriano Mhillaj dhe Eduard Kësalla. Të dy si Kësalla si Mhillaj janë banorë të fshatit Grudë e Re të Shkodrës.

Atentati ndodhi rreth orës 14:50 të së dielës, 26 prill, ku si pasojë humbën jetën një çifti bashkëshortësh. Viktimat janë identifikuar si Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, përkatësisht 39 dhe 32 vjeç. Çifti po udhëtonte me një automjet tip “Audi Q7”, kur është qëlluar me breshëri plumbash. Pas ngjarjes autorët janë larguar nga vendi i krimit pa lënë gjurmë. 

ME TE LEXUARAT