Velipojë/Pushuesi humb jetën sapo hyn në det

Aktualitet

Velipojë/Pushuesi humb jetën sapo hyn në det

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në plazhin e Velipojës, ku një pushues ka humbur jetën, duke tronditur personat e pranishëm në zonë.

Sipas të dhënave paraprake, ai është ndjerë keq menjëherë pasi ka hyrë në det dhe dyshohet se ka pësuar një atak kardiak.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të personave të pranishëm dhe shërbimeve të emergjencës, pushuesi nuk ka mundur të mbijetojë.

Autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT