VIDEO/ Arrestohet 23-vjeçari në Tiranë! Si porositi kanabis me vlerë 10 mijë euro nga Kanadaja (EMRI)

Aktualitet

VIDEO/ Arrestohet 23-vjeçari në Tiranë! Si porositi kanabis me

Policia ka arrestuar një 23-vjeçar, i cili u kap në rrugën “5 Maji” në Tiranë me 1 kg e 54 gramë drogë.
Blutë informojnë se të riut Domeniko Cibaku, banues në Dibër, iu gjet droga gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij kanabisi në trajtë xhelatine, me vlerë rreth 10 000 euro.

Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike është trafikuar nga Kanadaja. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

NJOFTIMI

Tiranë/Goditje të vazhdueshme ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shape”.

Sekuestrohen 1 kg e 54 gramë lëndë narkotike kanabis në trajtë xhelatine, me vlerë rreth 10 000 euro. Lënda narkotike dyshohet se është trafikuar nga Kanadaja.

Vihet në pranga poseduesi.

Në vijim të punës intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që posedonte lëndë narkotike, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat i veprimeve profesionale, u kap në rrugën “5 Maji” dhe u vu në pranga shtetasi:

-D. C., 23 vjeç, banues në Dibër.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 kilogramë e 54 gramë lëndë narkotike kanabis në trajtë xhelatine,  me vlerë rreth 10 000 euro.

Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike është trafikuar nga Kanadaja.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT