VIDEO/ Momenti pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo, 4 personat hidhen në det për t’u shpëtuar flakëve

Këto janë momentet pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo mbrëmjen e së hënës, ku pësuan djegie katër personat që ndodheshin në të duke riparuar motorin e tij.
Pas shpërthimit, katër personat janë hedhur në det, ndërsa në ndihmë të tyre kanë shkuar menjëherë dy gomone.
Dyshohet se shkak i shpërthimit mund të jetë bërë një cigare, të cilën njëri prej tyre po e konsumonte në momentin e ngjarjes.
Të plagosur mbetn shtetasit Xhemal Ismailaj 40-vjeç, Ardinant Qaziu 38-vjeç, Mateo Merdana 25-vjeç dhe Aleks Doda, 18 vjeç.
40-vjeçari Ismailaj theksoi se mori flakë benzina që ishte derdhur në tokë.
“Po i bënim shërbim. Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, tha ai.
Njoftimi i Policisë:
Himarë/Informacion paraprak-Rreth orës 19:20, në Qendrën Shëndetësore Himarë janë paraqitur për ndihmë mjekësore 4 shtetas me djegie në pjesë të ndryshme të trupit.
Nga verifikimet paraprake dyshohet se, gjatë riparimit të motorit të një skafi në Porto Palermo, shtetasit XH.I, 40 vjeç, A.O, 38 vjeç, M.M, 25 vjeç, A.D, 18 vjeç, kanë pësuar djegie, si pasojë e rënies në kontakt me lëndën djegëse benzinë.
Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon verifikimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


