VIDEO/ Protestuesit sulmojnë me molotovë selinë e PS-së, policia hedh ujë drejt tyre
Lajmifundit
/
22 Mars 2026, 19:32
Aktualitet

Pas Ministrisë së Brendshme, protestuesit e opozitës i janë drejtuar selisë së PS, duke hedhur molotovë.
Me thirrje “Parti e krimit!”, dhe “O Edvin, o legen priten Salën se po vjen”, protestuesit kanë tentuar që të futen në rrugicën që të çon drejt selisë, por janë penguar nga Policia.
Ata kanë hedhur molotovë në rrugicës drejt Bankës së Shqipërisë dhe selisë së PS. Ndërkohë, policia është përgjigjur me gaz lotsjellës.
Sot nuk pati fjalime nga anëtarë dhe figura të PD, teksa Sali Berisha dhe deputetët u larguan menjëherë pas përshkallëzimit të situatës./TCH