Vodhi 3 varëse floriri në argjendari dhe kanosi pronarin, arrestohet 38-vjeçari në Elbasan

Aktualitet

Vodhi 3 varëse floriri në argjendari dhe kanosi pronarin, arrestohet

Një 38-vjeçar u arrestua në Elbasan, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gold”. Ky shtetas dyshohet se më 25 mars ka vjedhur 3 varësi floriri në një argjendari në lagjen “Namazgja”.

Gjatë ndërhyrjes së pronarit të argjendarisë, për t’i marrë varëset, 38-vjeçari e ka kanosur atë, për të mos kallëzuar, dhe është larguar me vrap.

38-vjeçari ishte i dënuar më parë për krime ndaj personit dhe pasurisë.

 

ME TE LEXUARAT