"Luftë krimit....", Ambasada amerikane u përcjell ministrave shqiptarë porositë e Shtëpisë së Bardhë

Ambasada amerikane ne Tirane u ka percjelle ministrave te qeverise shqiptare porosite e qarta te Shtepise se Bardhe dhe presidentit Donald Trump.
Lajmi eshte bere me dije ne nje postim te ambasades ne rrjetet sociale shoqeruar me nje deklarate te qarte dhe me fotot e takimeve te Nancy VanHorn me ministrat e qeverise shqiptare.
Deklarata:
Gjatë javëve të fundit, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi takime me ministrat e emëruar së fundmi në detyra të reja; Zëvendëskryeministren Albana Koçiu, Ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi, Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha, Ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës Enea Karakaçi, Ministrin e Drejtësisë Toni Gogu, Ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari, si dhe Ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin Erjona Ismaili.
Znj. VanHorn ritheksoi përkushtimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në zbatimin e agjendës së Shtëpisë së Bardhë të Trump: eliminimin e plotë të karteleve të krimit të organizuar, bindjen e aleatëve të NATO-s për të respektuar angazhimin e tyre të Hagës për shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane që bëjnë biznes në Shqipëri.
Ne vazhdojmë të punojmë me partnerë në të gjitha ministritë dhe institucionet që ndajnë angazhimin tonë për dhënien e rezultateve si për amerikanët, ashtu edhe për shqiptarët.


