Qeveria merr vendimin, fshati Lin shpallet pasuri kulturore e paluajtshme si 'Ansambël arkitektonik urban'

Politikë

Qeveria merr vendimin, fshati Lin shpallet pasuri kulturore e paluajtshme si

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e ditës së sotme, vendosi shpalljen pasuri kulturore të paluajtshme “Ansambël arkitektonik urban” të fshatit Lin (Pogradec).

Në vendim, thuhet se me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Këshilli i Ministrave vendosi deklarimin pasuri kulturore e paluajtshme “Ansambël arkitektonik urban” të një zone në fshatin Lin, sipas hartës dhe koordinatave në Kornizën Referuese Gjeodezike Shqiptare (KRGJSH).

Në vendim, përcaktohet edhe zona mbrojtëse te “Ansamblit arkitektonik urban” e fshatit Lin, sipas hartës dhe koordinatave në Kornizën Referuese Gjeodezike Shqiptare (KRGJSH), që i bashkëlidhen këtij vendimi.

VKM:

VE N D I M PËR DEKLARIMIN PASURI KULTURORE E PALUAJTSHME “ANSAMBËL ARKITEKTONIK URBAN” TË FSHATIT LIN, PËRCAKTIMIN E ZONËS MBROJTËSE TË TIJ DHE MIRATIMIN E PLANIT PËR RUAJTJEN, MBROJTJEN DHE ADMINISTRIMIN  E TYRE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 9, pika 3, shkronjat “a” e “ç”, dhe 62, pika 3, të ligjit nr.27/2018, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Deklarimin pasuri kulturore e paluajtshme “Ansambël arkitektonik urban” të një zone në fshatin Lin, sipas hartës dhe koordinatave në Kornizën Referuese Gjeodezike Shqiptare (KRGJSH), që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2. Përcaktimin e zonës mbrojtëse të “Ansamblit arkitektonik urban” të një zone në fshatin Lin, sipas hartës dhe koordinatave në Kornizën Referuese Gjeodezike Shqiptare (KRGJSH), që i bashkëlidhen këtij vendimi.

3. Miratimin e planit për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e këtyre zonave, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

4. Ngarkohet Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor për publikimin e hartave të “Ansamblit Arkitektonik Urban” të fshatit Lin dhe zonës mbrojtëse në Gjeoportalin Kombëtar.

5. Ngarkohet Agjencia Shtetërore e Kadastrës për regjistrimin e këtij vendimi, në përputhje me ligjin nr.111/2018, “Për kadastrën”, dhe me aktet nënligjore në fuqi.

6. Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Mjedisit dhe Bashkia Pogradec për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

ME TE LEXUARAT