Vrasja e Licit dhe Bushatit, autorët e krimit prezantoheshin në Shkodër si policë (DETAJE)

Aktualitet

Vrasja e Licit dhe Bushatit, autorët e krimit prezantoheshin në

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i ndodhur në Shkodër pak ditë më parë, që la pas 4 viktima.

I ftuar në Top Story në Top Channel, gazetari Jul Kasapi deklaroi se dy javë para ngjarjes, personat që lëviznin me mjetin që u përdor në atentat prezantoheshin si efektivë policie teksa lëvizin nëpër Shkodër.

“Të dyshuarit lëviznin prej dy javësh në Shkodër, dhe prezantoheshin si efektivë policie, të paktën kështu deklamojnë në polici qytetarët e pyetur. Në momentin e atentatit makina ka qenë para viktimave dhe ata e kanë parakaluar, dhe më pas e kanë qëlluar nga pas.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Janë shpallur dy persona në kërkim, por pse nuk thotë policia që në gusht këta persona dyshohen për shkëmbim zjarri dhe janë paraqit në polici dhe më pas janë lënë të lirë? Pse policia nuk mori parasysh kallëzimin e Bushatit, ku me video doli se iu bë një atentat, por nuk përfundoi sepse nuk shkrepi arma. Dhe vijmë në një histori të paralajmëruar në Shkodër ku veç përplasjes së grupeve kriminale, kemi dhe dy viktima të pafajshme”, tha ai.

 

ME TE LEXUARAT