Dorëzohet në polici burri që akuzohet se i mori jetën gruas në sy të nipërve dhe dhëndrit (FOTO)

Aktualitet

Dorëzohet në polici burri që akuzohet se i mori jetën gruas

Detaje të reja janë bërë publike nga ngjarja e rëndë e ndodhur në zonën e Zogut të Zi në Tiranë, ku 58-vjeçarja Lumturie Patushi humbi jetën pasi dyshohet se u godit me thikë brenda banesës së saj.

Policia është njoftuar rreth orës 10:20 për një plagosje me mjet prerës në një banesë. Kur kanë mbërritur shërbimet e urgjencës, gruaja është gjetur e pajetë. Sipas të dhënave paraprake, ajo kishte marrë një plagë të rëndë në pjesën e djathtë të kraharorit.

Në kuadër të hetimeve, dyshimet janë përqendruar te bashkëshorti i saj, Hysni Ramadan Patushi. Pas ngjarjes, 68-vjeçari ishte larguar nga banesa, duke bërë që policia të nisë kërkimet për lokalizimin e tij.

Ngjarja dyshohet se është parë edhe nga një prej nipërve të çiftit, 14-vjeçari A. J. I mituri ndodhej në banesë së bashku me vëllezërit e tij të vegjël dhe gjyshërit.

Nga deklarimet paraprake, ai ka treguar se kishte parë gjyshërit duke debatuar dhe, pasi ishte larguar për pak momente, në kthim dyshohet se ka parë gjyshin duke goditur gjyshen me thikë.

Ndërkohë, mjeti prerës i përdorur në ngjarje nuk është gjetur ende nga policia.

Hysni Patushi është vetëdorëzuar më pas në Komisariatin e Policisë Nr. 5, ku është shoqëruar nga efektivët.

Grupi hetimor vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, përcaktimin e motivit dhe zbardhjen e rrethanave që çuan në konfliktin fatal brenda familjes.

Tiranë – Vrau me mjet prerës bashkëshorten, vihet në pranga 68-vjeçari

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, bëjmë me dije se shtetasi H. P., 68 vjeç, i dyshuar se ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen L. P., 58 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën, është lokalizuar dhe vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

ME TE LEXUARAT