Zbardhet atentati me eksploziv ndaj makinës së policit, arrestohet autori

Aktualitet

Zbardhet atentati me eksploziv ndaj makinës së policit, arrestohet

Policia e Lezhës ka zbardhur autorësinë dhe rrethanat e ngjarjes së ndodhur 2 ditë më parë në lagjen “Besëlidhja”, ku u shkatërrua me eksploziv automjeti i punonjësit të policisë Gent Gjetja.

Në kuadër të operacionit “Zoomed In” u vu në pranga autori i dyshuar i krimit, Fatjon Rrika.

Rrika rezulton me precedent në Itali për vjedhje me armë.

Sipas policisë, 32-vjeçari u arrestua në fshatin Zhejë, Kurbin, teksa drejtonte të njëjtin ciklomotor, me të cilin dyshohet se kishte shkuar në vendngjarje, ditën e kryerjes së krimit.

Gjithashtu nisi procedimi penale për babanë e Rrikës, shtetasin N. Rr., 66 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre, u gjet një armë gjahu, e cila posedohej pa leje.

Ciklomotori dhe arma e gjahut u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara penale, një shtetas që dyshohet se ka bashkëpunuar me 32-vjeçarin, për kryerjen e këtij krimi.

ME TE LEXUARAT