“Zvarranik pa shtyllë kurrizore”/ Aktivisti: Blendi Gonxhja hoqi përgjegjësinë nga vetja për dështimin e turizmit…

Aktualitet

“Zvarranik pa shtyllë kurrizore”/ Aktivisti: Blendi Gonxhja

Njëri prej aktivistëve në protestë i është përgjigjur ministrit Blendi Gonxhja për deklaratën se koncerti i Jennifer Lopez nuk do të mbahet për shkak të protestave dhe se koncerti i Kanye Ëest dështoi si shkak i tyre. Ai tha se është pa shtyllë kurrizore dhe nuk e pranon fajin që turizmi ka dështuar për faj të politikave qeveritare.

“Blendi Gonxhja është ankuar dhe tha se koncertin e dëbuam ne, një ministër i dështuar dhe unë i them nuk na përfaqëson. Jo vetëm që nuk na përfaqëson por je një nga ministrat më të turpshëm sepse je përpjekur të hedhësh në shesh dështumet tuaja.

Blendi Gonxhja nuk ka pasur shtyllë kurrizore e të dalë e të thotë gabova, ju jeni zvarranikë sespe gjeni kauzën e parë për të hequr përgjegjësinë nga vetja.

Blendi Gonxhj merre përgjegjësinë e thuaj se I more ato para dhe i përdore sepse t’u deshën dhe jo se ashtu deshte populli në shesh. Ju kërkoni sesi të rrisni milionat, Shqipëria ju duket perlë, pushimet i bëni aty ku është më shtrenjtë dhe vendosni gardhin, shqiptarët e bëjnë aty ku derdhen ujërat e zeza.

Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës dhe kur shkon te kutia e votimit sepse nuk ka liri mendimi mendon se këta e gënjejnë ata e kërënojnë.

Na keni sabotuar në turizëm, na keni dështuar në mjedis dhe Shqipëria po shpopullohet.
Fshatrat janë shpopulluar dhe nuk konsumohet as energji asgjë. Shqiptari mesatar e mat çdo gjë para se ta shpenzojë. Ne nuk jemi kundër investimeve, por kundër atyre që nuk na japin asgjë mbrapsh, jemi kundër investimeve që na vendosin gardhin. Duam që Shqipëria të jetë e zhvilluar, por jo sipas jush për xhepat tuaj.

Vetë ju u thoni banorëve investoni e pastaj i shembni, ju nuk bëni as gjërat bazë për turistët, Saranda dhe Vlora janë pa energji, digjet landfilli sespe I dimë sesi janë bërë lekët e inceneratorëve.

Si mund të keni turizëm kur qytetet janë pa ujë.

Jemi gënjyer dhe është krijuar status quo-ja që politikanët gënjejnë ndaj kam një mesazh: Ejani në protestë, bëhuni shpresë”.

ME TE LEXUARAT