"5 mijë dollarë për çdo amerikan", Trump zotohet të "derdhë" lekun lumë nëse fiton zgjedhjet

Bota

"5 mijë dollarë për çdo amerikan", Trump zotohet
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të mërkurën se do t’i paguante çdo amerikani 5,000 dollarë, të cilat i quajti “dividendi i Trumpit “, nëse republikanët mbajnë kontrollin e Kongresit në zgjedhjet e mesit të mandatit të nëntorit.

Trump e zbuloi propozimin në Konventën e parë Kombëtare Republikane përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit. Gjatë fjalimit të tij, i cili zgjati një orë e 45 minuta, Trump tha se kishte përfunduar “dy vitet më të mëdha në historinë e presidencës “, duke e vendosur veten në qendër të garës zgjedhore.

“Nëse ua dorëzojmë të ardhmen e Amerikës demokratëve të ekstremit të majtë, kombit tonë do t’i duhet dekada e ardhshme vetëm për t’u rikthyer në këmbë. Votoni republikanët dhe bota do të hajë pluhurin tonë për brezat që do të vijnë.”, theksoi Trump.

Sipas tij, nëse republikanët humbasin, qytetarët do të humbin kontrollin mbi kufijtë, uljen e taksave dhe sigurinë.

“Nëse humbasim, ju do të humbni kontrollin e kufijve, do të humbni uljet e taksave, do të humbni sigurinë tuaj. Do të humbni pasurinë tuaj. Vendi ynë do të kalonte nëpër ferr, dhe ju do të kaloni nëpër ferr siç kaluam ne vetëm dy vjet më parë”, shtoi Trump, duke iu referuar presidencës së Biden.

“Votoni republikanët, dhe ne do ta lëmë pjesën tjetër të botës duke ngrënë pluhurin tonë për brezat që do të vijnë. Nuk do të ketë asgjë të tillë”, shtoi ai, duke marrë duartrokitje nga delegatët.

“Mund t’ju premtoj një gjë: nëse republikanët fitojnë Dhomën dhe Senatin, unë do të shpërndaj një dividend prej 5,000 dollarësh për të gjithë të rriturit, ashtu si kompanitë e suksesshme shpërndajnë dividendë për aksionarët”, tha presidenti në fjalimin e tij gati dy-orësh, duke theksuar se i vetmi kufizim për “dividendin e Trump” është që ai të shpenzohet në SHBA.

Ai tha se do të udhëtojë në 35 shtetet ku garat e mesmandatit për në Kongres janë më të pasigurta dhe do të kthehet në Teksas për të mbështetur Ken Paxton, kandidatin e tij për Senatin.

Ai këmbënguli se kishte “fituar presidencën tre herë”, duke iu referuar zgjedhjeve të viteve 2016, 2020 dhe 2024.

ME TE LEXUARAT