“55 vite burg për bandën e shqiptarëve në Spanjë, grabisnin bankomatet duke i shkulur me kamion-vinç

Bota

“55 vite burg për bandën e shqiptarëve në Spanjë,

Prokuroria në Spanjë ka kërkuar 55 vite burg për bandën e shqiptarëve që e nisi aktivitetin në Palma de Gandia dhe përshkoi gjysmën e vendit duke grabitur bankomate me kamionë-vinç.

Sipas mediave të huaja, janë tetë persona, shumica me origjinë shqiptare, të cilët arritën të marrin 91.735 euro nga një bankomat në Palma de Gandia, të cilin e shkulën me një kamion vinç.

Një bankomat tjetër e humbën në një rrugë fshati gjatë arratisjes me nxitim. Shuma e grabitur nga bankomatet e shkatërruara arrin në mbi 300.000 euro, ndërsa dëmet e shkaktuara bankave janë pothuajse në të njëjtin nivel.

Ngjarja u raportua për herë të parë më 26 prill 2024, pak orë pas grabitjes, ndërsa në dhjetor të po atij viti u arrestuan autorët.

Banda e nisi aktivitetin në Palma de Gandia dhe më pas u shtri në disa zona të Murcias, Alicante-s, Almerías, Tarragonës dhe Barcelonës. Grabitja e fundit çoi në arrestimet nga Garda Civile.

Tani kjo bandë përballet me 55 vite burg, e akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale që ka grabitur 341.000 euro dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme duke shkulur bankomatet nga bankat e sulmuara./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT