Aksident i frikshëm në Itali/ Autobusi i mbushur me fëmijë përplaset me një makinë, drejtuesi i mjetit në gjendje të rëndë

Bota

Aksident i frikshëm në Itali/ Autobusi i mbushur me fëmijë

Një aksident i frikshëm ka ndodhur këtë të hënë në Trivolzio, në Itali, ku një autobus shkolle – me dhjetë fëmijë në bord të moshës 6–11 vjeç, një ose më shumë shoqërues dhe drejtuesin e mjetit – është përplasur me një makinë.

Sipas raportimeve të Milano Today, në vendngjarje janë dërguar gjashtë ambulanca dhe tre makina mjekësore. Fatmirësisht, asnjë nga fëmijët nuk ka pësuar lëndime serioze.

Ndërkohë, drejtuesi 20-vjeçar i makinës ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa shoferi i autobusit ka marrë gjithashtu lëndime dhe është transportuar në spital.

 

ME TE LEXUARAT