Akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike/ Arrestohet 36-vjeçari shqiptar në Itali, tentoi të arratiset

Bota

Akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike/ Arrestohet

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet se është i përfshirë në një rrjet të trafikut të drogës. Sipas mediave italiane ndaj shqiptarit rëndojnë akuzat për sulm ndaj një zyrtari publik dhe thyerja e urdhrit për të hyrë në vend.

Siç raportohet arrestimi i të riut u bë disa ditë më parë gjatë një patrullimi, ndërsa i dyshuari po udhëtonte me një makinë në zonën e San Sistos.

Kur oficerët i kërkuan kontrollin fizik, ai tentoi të largohej me shpejtësi, por u kap gjatë ndjekjes, informon media italiane.

Shqiptari më tej ka kundërshtuar dhe sulmuar gjithashtu efektivët që po e arrestonin. Ndërkohë gjatë kontrollit, u zbulua se 12 pako kokainë, me një peshë totale prej 8.4 gramë, ishin fshehur brenda një zgavre në ndarjen e pasagjerëve të automjetit që po drejtonte.  

ME TE LEXUARAT