Bosi shqiptar i drogës dënohet me 25 vite për shpërndarje droge me “nëndetëse” në SHBA

Bota

Gjykata e Detroitit ka dhënë dënimin për Ylli Didanin, bosin shqiptar të drogës, i përfshirë në një skemë të ndërlikuar që përfshinte një biznesmen nga Grosse Pointe dhe përdorimin e një mjeti lundrues për transportin e kokainës.

Zyra e Prokurorit të SHBA për Distriktin Lindor të Miçiganit njoftoi se Didani do të vuajë 25 vite burg, pas akuzave për komplot dhe shpërndarje të drogës.

Rasti ka tërhequr vëmendjen e medias amerikane për shkak të kompleksitetit dhe elementëve të pazakontë të trafikut të drogës.

ME TE LEXUARAT