Dimër në New York: Central Park është “veshur” me të bardha – imazhe mahnitëse

Bota

Dimër në New York: Central Park është “veshur”

Qyteti i Nju Jorkut është “veshur” me të bardha në orët e fundit, me imazhe mbresëlënëse të kapura në kamera. Central Park, xhevahiri i metropolit amerikan, u mbulua me mbi 20 centimetra dëborë, ashtu si edhe disa zona të Long Island.

Duhet theksuar se kjo është reshjet e para të dendura të dëborës në Nju Jork që nga viti 2021, ndërsa flokët e para ranë disa javë më parë, sipas gazetës Guardian.

Ajri i ftohtë zbriti nga Kanadaja drejt verilindjes së Shteteve të Bashkuara, dhe në të njëjtën kohë një sistem me presion të ulët filloi të lëvizte drejt lindjes.

Shërbimi meteorologjik, megjithatë, thotë se “kushtet mund të përkeqësohen me shpejtësi”. “Jini të përgatitur për rrugë të akullta. Ngadalësoni dhe lini më shumë kohë për të arritur në destinacionin tuaj.

Kini kujdes shtesë nëse duhet të udhëtoni nëpër këtë zonë me reshje të dendura dëbore. Ndryshimet e shpejta të dukshmërisë dhe rrugët potencialisht të rrëshqitshme mund të shkaktojnë aksidente.”

ME TE LEXUARAT