E rëndë në Spanjë, çifti gjendet i vd'ekur në xhakuzi, identifikohen emrat e tyre

Bota

E rëndë në Spanjë, çifti gjendet i vd'ekur
Një grua irlandeze dhe bashkëshorti i saj nga Zelanda e Re janë gjetur të vdekur në një xhakuzi në një banesë me qira në Cullera, rreth 40 kilometra në jug të Valencias, në Spanjë.


Viktimat janë identifikuar si Thomasina McArdle, nga County Monaghan në Irlandë, dhe Patrick Tobin, shtetas i Zelandës së Re.


Trupat e çiftit u gjetën të martën nga dy fëmijët e tyre adoleshentë, të cilët njoftuan menjëherë autoritetet. Familja po qëndronte në banesën e marrë me qira në zonën bregdetare të Cap Blanc, ku po kalonte pushimet.

Policia spanjolle ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes, ndërsa aktualisht nuk dyshohet për përfshirje kriminale. Hetuesit po e konsiderojnë një aksident si një nga mundësitë kryesore, ndërsa nuk janë konstatuar shenja të një sulmi në banesë.


Autoritetet kanë marrë edhe një mostër të ujit nga xhakuzi për analiza laboratorike. Trupat e viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Valencia, ku do t’u kryhen autopsitë për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Fëmijët e çiftit, të dy në moshë adoleshente, janë mbështetur nga shërbimet sociale dhe psikologët lokalë pas ngjarjes tragjike. Autoritetet irlandeze dhe ato të Zelandës së Re kanë konfirmuar se po ofrojnë asistencë konsullore për familjarët e viktimave.

ME TE LEXUARAT