Fjalët e para të Papa Leo XIV: "Paqja qoftë me ju të gjithë..."

Bota

Fjalët e para të Papa Leo XIV: "Paqja qoftë me ju të

Në fjalët e tij të para si Papë, Leo XIV iu drejtua turmës në Sheshin e Shën Pjetrit: “Paqja qoftë me ju të gjithë.”

“Kjo është përshëndetja e parë e Krishtit të ringjallur, bariut të mirë që dha jetën për Zotin,” tha ai, duke shpjeguar zgjedhjen e përshëndetjes së tij.

“Dhe dua që kjo përshëndetje e paqes të hyjë në zemrat dhe familjet tona.”

Leo XIV nderon Françeskun në fjalët e para si papë

Leo XIV u duk i emocionuar ndërsa përshëndeste turmën entuziaste në sheshin poshtë ballkonit.

Duke iu drejtuar besimtarëve në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Leo XIV i bëri homazh Papës së ndjerë Françesku, duke i nxitur të pranishmit të kujtojnë trashëgiminë e paraardhësit të tij.

“Le ta mbajmë në vesh zërin e dobët të Papës Françesku që bekon Romën. Papa që bekoi Romën, i dha bekimin e tij gjithë botës atë mëngjes të Pashkës.

Më lejoni të vazhdoj atë bekim. Zoti na do. Zoti i do të gjithë. E keqja nuk do të triumfojë,” tha ai në italisht, duke iu drejtuar turmës së mbledhur në Vatikan.

Leo XIV falënderon “vëllezërit kardinalë” që e zgjodhën papë

Gjatë fjalimit të tij, Papa Leo XIV falënderoi kardinalët për besimin që i dhanë për të udhëhequr Kishën Katolike.

“Dua gjithashtu të falënderoj të gjithë vëllezërit e mi kardinalë që më kanë zgjedhur të jem pasardhësi i Pjetrit dhe të ec me ju si një kishë e bashkuar. Gjithmonë në kërkim të paqes dhe drejtësisë.

Në kërkim të bashkëpunimit me burra dhe gra besnikë ndaj Jezu Krishtit, pa frikë për të shpallur ungjillin dhe për të qenë misionarë,” tha ai.

ME TE LEXUARAT