Kush është Papa i Ri i zgjedhur për të drejtuar Vatikanin! E shkuara e tij!
Robert Prevost nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është zgjedhur Papa i ri. Ai është amerikani i parë i zgjedhur si papë. Papa i ri, Robert Francis Prevost, do të njihet si Papa Leo XIV.
Do të jetë kardinali francez Dominique Mamberti që do ta prezantojë Papën e ri para botës.
Ai do ta përdorë frazën historike “Habemus Papam!” (Kemi një Papë). Kjo mund të ndryshojë vetëm nëse është Mamberti personi i zgjedhur për Papë. Udhëheqësi i 267-të i Kishës Katolike do të shfaqet së shpejti në ballkonin e Bazilikës së Shën Pjetrit dhe do të prezantohet para botës.
Pamja e parë vlen shumë. Kur Papa Françesku ishte prezantuar më 2013, ai ishte shfaqur në rroba të thjeshta të bardha, krejt ndryshe prej pararendësve. Ai pati zgjedhur emrin Françesku në nder të Françeskut të Azisit.
Françesku i ishte adresuar turmës me përshëndetjen e thjeshtë në gjuhën italiane “Buona Sera” (Mirëmbrëma).