U zgjodh dje Kreu i Kishës Katolike në Vatikan, ja sa i ka të ardhurat mujore Papa Leo XIV!

Bota

U zgjodh dje Kreu i Kishës Katolike në Vatikan, ja sa i ka të

Ditën e djeshme në Vatikan u zgjodh Papa i ri, Leoni XIV, dhe vëmendja u përqendrua edhe te të ardhurat e tij, të cilat mund të konsiderohen modeste, duke pasur parasysh pozitën që mban si kreu i Kishës Katolike Romake.

Siç shkruan Dayli Mail, të ardhurat mujore të Papës janë vetëm 2650 euro dhe se këto të ardhura janë më shumë simbolike. Megjithatë, vlen të theksohet se kreu i Selisë së Shenjtë përfiton edhe nga rrugë të tjera.

Vatikani i siguron Papës fonde për donacione, automjete, mbrojtje, sigurim shëndetësor, banesë dhe udhëtime.

Në total, vlera e të gjitha këtyre përfitimeve, si dhe e aseteve të tjera që janë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Papës, vlerësohet në 12 milionë euro. Gjithashtu Vatikani financohet nga burime të ndryshme. Pjesa më e madhe e të ardhurave vjen nga donacionet e besimtarëve në mbarë botën, si dhe nga të ardhurat e turizmit dhe muzeve të Vatikanit.

Po ashtu vlen të theksohet se të gjitha këto privilegje i takojnë Papës vetëm në kuadër të ushtrimit të funksionit të tij, dhe ai, të paktën sipas deklaratave të të gjithë liderëve të Kishës Katolike në kohët moderne, pritet të jetojë në mënyrë modeste.

ME TE LEXUARAT