E ftoi publikisht në debat, Rama i kthen përgjigje Sali Berishës: Të dielën...

Politikë

E ftoi publikisht në debat, Rama i kthen përgjigje Sali Berishës:

Kryesocialisti dhe Kryeministri Edi Rama thotë se në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, kundërshtari i tij Sali Berisha do të marrë një përgjigje të qartë.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Rama iu përgjigj pyetjes së Fevziut, që solli reagimin e Berishës në rrjete sociale pak minuta më parë, ku shkruante se “Rama nuk vjen në debat sepse e di që pësoi fatin që pati Biden me Trumpin”.

Edi Rama: Nuk kam asnjë koment për atë që e quan… ai është një buf kënete që sot ka mbaruar fushata e jetës së tij dhe që ditën e dielë do marri një mesazh shumë të qartë nga populli shqiptar.

Blendi Fevziu: Dje tha që vetëm ai lart më largon nga PD.

Edi Rama: Vetëm ai lart e largon një buf nga këneta. Këneta ka nevojë për bufin e vetë.

Blendi Fevziu: Ore pse nuk del në debat?

Edi Rama: Nuk ka asnjë shans që një katran me bojë që nuk ka lënë të gjallë e të vdekur të shtëpisë time pa e marrë zvarrë, të ketë fatin që unë t’i jap 1 minutë nga prania ime.

Është tërheqje zvarrë e të vdekurve dhe të gjallëve të familjes time në mexhelis duke i pështyrë për hesapet e tij të ndyra politike./tvklan

ME TE LEXUARAT