Foto/ Ky është 34-vjeçari që plagosi gruan dhe vrau veten! E reja blogere e njohur!
Prishtina u trondit ditën e sotme nga një tragjedi e rëndë. Dizajneri Festim Isufi u gjet i vdekur në banesën e tij në “Rrugën B” teksa gruaja e tij e plagosur nga therrja me thikë ka shpëtuar dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Pikërisht ditën e sotme që ishte tragjike, të dy pak orë përpara ngjarjes së rëndë ishin aktiv në rrjete sociale.
Festimi dhe Rina kanë postuar të dy njoftim mbi të rejat në kompani, likuidim të mallit me zbritje deri në 70% përpara nisjes së sezonit.
Për më tepër, më pak se dy javë ma parë, Festimi kishte bërë një hap të ri duke shpallur thirrje për kurse mbi patronimin në industrinë e modës.