Video/ Momenti i frikshëm nga përplasja e çiklistit në kryeqytet, transportohet me urgjencë drejt spitalit!
Çiklisti Mikel Landa ka pësuar një përplasje të rëndë në një kthesë te zona e Freskut, gjatë etapës së parë të Giro d’Italia që po zhvillohet në Shqipëri.
Pasi kishte mbetur vetëm pak kilometra deri në përfundimin e etapës, çiklisti spanjoll humbi kontrollin dhe u përplas në dyshezë. Pas aksidentit, Landa mori ndihmën e shpejtë nga ekipi mjekësor dhe më pas u transportua me barelë drejt spitalit për trajtim urgjent.
Ky incident ka shkaktuar shqetësime për mundësinë e rikuperimit të tij dhe pjesëmarrjes në etapat e ardhshme të garës.
???????? ???????????????????? ???????????? ????????????
— Eurosport.es (@Eurosport_ES) May 9, 2025
Caída durísima de Mikel Landa cuando tan solo quedaban 5 kilómetros para el final de la etapa
Pinta feo, muy feo ????#GirodItalia pic.twitter.com/XZJQIEvBSu
Ndërkohë, etapa e parë e Giro d’Italia, e zhvilluar mes Durrësit dhe Tiranës, me një distancë prej 160 kilometrash, u fitua nga çiklisti danez Mads Pedersen. Ai arriti të mposhtte Val Aert me një diferencë shumë të vogël, ndërsa vendin e tretë e mori Aular.
Incidenti i Landës ka tronditur garën dhe ka lënë të panjohura mundësitë e tij për të vazhduar në garën prestigjioze të Giro d’Italia.