‘Giro d’Italia’, ja disa nga momentet kryesore të garës në Shqipëri përmes fotove!
Për herë të parë në histori Xhiro e Italisë nis garën nga Shqipëria. Evenimenti prestigjioz i çiklizmit do ta hapë edicionin e 108-të me “Nisjen e Madhe” që parashikon 3 etapat e para në vendin tonë. Gjithçka ka nisur sot me etapën 1, Durrës-Tiranë, 160 kilometra e gjatë.
Nisja erdhi në orën 13:10 në Rrugën “Egnatia” në Durrës, ndërsa ceremonia e mbylljes pritet në orën 17:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, para Pallatit të Kongreseve. Pas 65 kilometrave të para me një terren të sheshtë, çiklistët do të përballen me ngjitjen e Gracen përpara se të arrijnë në Tiranë, për të vijuar më pas me ngjitjen në Surrel, me pjerrësi deri në 13%.
Kilometrat e fundit vijojnë me zbritjen nga Surreli, për tu mbyllur më pas me finishin në terren të sheshtë. Parashikimet për garën e parë flasin për shkëputje të kontrolluara, ndërsa decizive do të jetë ngjitja e Surrelit, 12 kilometra nga finishi. Kështu shqiptarët do të kenë mundësinë që ta shikojnë nga afër këtë ngjarje të madhe sportive.
LIVE
16:40- Fillon xhiro e fundit nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Më pak se 20 kilometra të mbetura.
16:18- Çiklistët shkojnë drejt Surrelit. Grupi është i bashkuar tashmë dhe pa diferenca. (VIDEO)
16:05- Çiklistët mbërrijnë në Tiranë. Verre kryeson, ndërsa ndjekin Monquet, Tonelli dhe Tarozzi. (VIDEO) + (VIDEO)