Publikimi i videos ku kandidati i PS-së ofronte para në këmbim të votave, ja çfarë gjeti policia!
Policia e Korçës ka reaguar lidhur me raportimet se kandidati për deputet në këtë qark i Partisë Socialiste Arjan Jaupllari, është kapur duke blerë vota me para.
Në njoftim thuhet se nga veprimet hetimore të kryera, kontrollet dhe deklarimet e marra personave të cilët shfaqeshin në këto pamje dhe kandidatit për deputet Arjan Jaupllari nuk u konstatua ndonjë veprim i kundraligjshëm që ka të bëjë me shitblerjen e votave.
Policia shton se ka proceduar penalisht një 34-vjeçar me precedent të mëparshëm kriminal dhe i dënuar. Procedimi i tij u bë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Gjithashtu në njoftim thuhet se nga analiza e pamjeve filmike dhe nga verifikimet e kryera rezulton se 34-vjeçari i proceduar ka qenë personi i cili ka kryer regjistrimin audio-video të personit që shfaqet në pamje.
Sipas policisë, 34-vjeçari ka refuzuar vënien në dispozicion të Policisë me qëllim ekspertimin të pajisjes me të cilën ka kryer ketë regjistrim, duke u bërë shkak për pengimin e hetimeve të mëtejshme nga strukturat ligjzbatuese