"Ju lutem, ju lutem..."/ Rama i bën thirrje votuesve, ja çfarë kërkon para zgjedhjeve!

Politikë

"Ju lutem, ju lutem..."/ Rama i bën thirrje votuesve, ja

Kreu i PS Edi Rama u ka bërë thirrje sërish shqiptarëve të diasporës, në ditën e fundit të fushatës, që të nxitojnë dhe të dërgojnë zarfet në postë.

Rama u drejtohet shqiptarëve jashtë kufijve që ende nuk e kanë dërguar mbrapsht zarfin me votën e tyre.

“Është dita e fundit e ballafaqimit të palëve para gjykimit të popullit sovran, ky është edhe mesazhi i fundit që dua t’u përcjellë motrave dhe vëllezërve tanë në Greqi, e me radhë, ku ende ka zarfe që janë nëpër shtëpi dhe ku ka ende kohë për t’u bërë pjesë e takimit të historisë në 11 maj.

Ju lutem, ju lutem… jeni në kushtet ku për herë të parë në histori mund të votoni nga jashtë dhe të merrni pjesë në një palë zgjedhje për të përcaktuar ku do jetë Shqipëria në 2030, besoj do ta bëni një mund përballë mundeve të shumta që keni bërë”, tha Rama.

KQZ ka bërë me dije se çdo votë që mbërrin pas datës 11 maj, ora 19:00, do të shpallet e pavlefshme.

ME TE LEXUARAT