Rama: Projekti i inceneratorit është i duhuri, por individë të caktuar nxorrën përfitimet e tyre

Politikë

Rama: Projekti i inceneratorit është i duhuri, por individë

Inceneratorët kanë qenë një “patate e nxehtë” për vite me radhë pas akuzave të vazhdueshme të opozitës për vjedhje, deri sa drejtësia ngriti akuza konkrete dhe ka shpallur dënime ndaj zyrtarëve të caktuar.

Megjithatë, Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, e konsideron legjitim planin për inceneratorin, teksa shtoi se persona të akuzuar për këtë dosje kanë nxjerrë përfitimet e tyre.

“Te inceratorët projekti është i duhuri, plani është legjitim dhe pikërisht pse brenda procesit të projektit ka pasur individë që kanë nxjerrë përfitimet e tyre, është dhe pjesa që ka të bëjë me korrupsionin.

Nuk është paguar asgjë për të bërë incenerator, për Tiranën flasim, 2 të tjerat nuk janë bërë me paratë e shtetit, janë bërë me të privatit. Shteti në mënyrë periodike ka paguar për vite të tëra deri sa tani i ka marrë në pronësi”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT